Reperi nga Shqipëria Arkimed Lushaj, i njohur më mirë si Stresi si duket e ka gjetur antistresin e tij.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihet së bashku me një vajzë, më saktë duken vetëm këmbët e tyre.
Ai është duke kaluar disa ditë romantike me dikë që mesa duket e vlerësoka shumë, sepse poshtë kësaj fotografie ai ka shkruar “Bebu” duke iu referuar asaj.
Ndryshe në planin muzikor, rep artisti së fundmi ka publikuar bashkëpunimin me Erik Lloshin në këngën “Nuk jam i asaj”. /Telegrafi/