Site icon Telegrafi

Antisorosoidët e Maqedonisë vazhdojnë betejën e tyre në SHBA (Video)

Lëvizja ”Stop Operacioni Soros” (SOS) ka përgatitur një dokument prej dymbëdhjetë faqeve, ku sipas tyre, detajisht përshkruhet mënyra e financimit dhe bashkërendimit të më shumë OJQ-ve në Maqedoni.

SOS thotë se këto OJQ udhëhiqen nga Fondacioni Shoqëria e Hapur që kanë punuar në projekte të financuara nga USAID, ndërkaq dokumenti do t’u jepet kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Cvetin Çilimanov nga SOS, në dokumente sqarohet lidhja e OJQ-ve me partitë politike dhe mënyrën e financimit të protestave të dhunshme./Telegrafi/

Exit mobile version