Telegrafi

‘Antishpifja’ shkon në Kuvend për votim, gazetarët në protestë

Një grupim gazetarësh dhe organizatash të medias dhe shoqërisë civile kanë paralajmëruar për një protestë ditën e sotme përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Protesta njoftohet se mbahet në kundërshtim të projektligjit që synon rregullim qeveritar të medieve online.

Paketa ligjore e pagëzuar nga kryeministri si “Paketa Antishpifje”, mori miratimin e komisioneve parlamentare ditët e fundit, si dhe pësoi një seri ndryshimesh që pretendojnë se përmbushin pakënaqësitë e komunitetit të gazetarëve dhe faktorit ndërkombëtar.

Lexo po ashtu Debate mes mediave dhe qeverisë mbi "paketën antishpifje"

Megjithatë gazetarët shprehen se vetë ligji në tërësi është i papranueshëm dhe jo aspekte të veçanta të tij.

Një grup organizatash ndërkombëtare, si dhe Komisioni Evropian ka nxitur rishikim të disa neneve të ligjit duke kërkuar kujdes të veçantë që të mos censurojë median dhe të mos dëmtojë lirinë e fjalës në Shqipëri.

Lexo po ashtu Rama: Projektligji për paketën antishpifje nesër do të hyjë për miratim

Pas kalimit në komisionet parlamentare me ndryshimet finale, dy projektligjet që përbëjnë paketën antishpifje, pritet të shkojnë sot në parlament për votim.

Në një postim në Twitter të martën kryeministri Edi Rama e mbrojti paketën, duke argumentuar se ligji është pajtuar me ekspertët ndërkombëtar dhe ata të OSBE. /Euronews.al/