Site icon Telegrafi

Antipode, aeroplani revolucionar dhjetë herë më i shpejtë se Konkordi! (Foto)

Nëse ky projekt realizohet, fluturimi do të pësojë një ndryshim rrënjësor.

Një dizajner kanadez me emër, Charles Bombardier, ka krijuar konceptin “Antipode”.

Bëhet fjalë për një avion me teknologji të avancuar, që pritet të fluturojë më shumë se 10-fishi i shpejtësisë së Konkordit të famshëm.

Bombardier thotë se teknologjia që do të përdoret për të, është testuar edhe nga NASA.

Sot një avion normal Boeing fluturon me 570 milje në orë. Por Antipode mund të arrijë deri në 16 mijë milje në orë, sipas Bombardier.

Bombardier është në kërkim të investitorëve për projektin e tij dhe nuk jep një afat se kur aeroplani mund të jetë gati, transmeton tema.

Nëse realizohet projekti, ky aeroplan mund të vijë nga Nju Jorku në çdo qytet evropian për rreth 20 minuta.

Exit mobile version