Pemët me kokrra të kuqe, kundër inflamacioneve
Polifenolët, përbërësit aktivë në pemët me kokrra të kuqe, në mënyrë të shkëlqyeshme luftojnë kundër inflamacioneve në organizëm. Falë tyre, rreziku nga sëmundjet e zemrës është më i vogël, kanë efekt pozitiv në artrit, ngadalësojnë plakjen e lëkurës, kanë efekt antikancerogjen dhe e forcojnë imunitetin.
Pemët me lëvozhga,për mbrojtje nga kanceri
Minerali selen në përqindje të madhe gjendet në arrëzat braziliane, por edhe materiet e tjera ushqyese nga pemët me lëvozhga, siç janë bajamet dhe arrat kanë efekt vrasës ndaj radikaleve të lira, të cilat dëmtojnë qelizat. Ato kështu e zvogëlojnë rrezikun nga kanceri.
Vitamina c mbron enët e gjakut
Vitamina C është një antioksidues i fuqishëm, ndërsa vendimtar është roli i saj në parandalimin e infeksioneve nga bakteret dhe viruset, si dhe sinteza e kolagjenit dhe mbrojtja e enëve të gjakut. Ajo gjithashtu mbron qelizat e ADN-së dhe redukton rrezikun nga mutacionet gjenetike, Burimet më të mira natyrale të kësaj vitamine janë agrumet, papaja dhe brokoli.
Domatja, ndër perimet më të shëndetshme
Studimi i universitetit finlandez Juopio ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë rregullisht domate, dukshëm e ulin rrezikun nga sulmi në zemër. Përbërësi i shëndetshëm, i cili zvogëlon mundësinë e krijimit të droçkave në gjak dhe shtresave dhjamore në muret e enëve të gjakut është glikopeni, antioksidues që, përveç në domate, mund të gjendet edhe në shalqi. /Telegrafi/