Telegrafi

Antioksiduesit dhe diabeti

Shkencëtarët nga Universiteti Monash në Melburn kanë bërë eksperimente në minj laboratorikë, të cilat kanë treguar se konsumimi i tepruar i antioksiduesve mund të sjellë deri te zhvillimi i rezistencës në insulinë, që është një shenjë e hershme paralajmëruese e diabetit.

Studimi i botuar në revistën “Cell Metabolism” sugjeron se edhe pse antioksiduesit ofrojnë mbrojtje nga stresi oksidues (nga radikalet e lira)- megjithatë në sasi të mëdha ato mund ta çrregullojnë baraspeshën e nevojshme të organizmit dhe mund të dobësojnë mekanizmat natyrorë të cilët pengojë zhvillimin e diabetit./Telegrafi/