Site icon Telegrafi

Antioksidantët, çfarë janë?

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Të kuptuarit e fenomenit
Hapi i parë për të kuptuar fenomenin “anti-oksidim”: radikalet e lira. Radikalet e lira janë molekula që prodhohen natyrshëm nga qelizat tona gjatë funksionimit normal të trupit. Kjo është dukuria e oksidimit.

Megjithatë, nën ndikimin e faktorëve të jashtëm (rrezet UV, duhani, stresi, ndotja, dieta e varfër, ndriçimi artificial) rritet prodhimi i këtyre radikaleve. Radikalet e lira me tepricë mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme të qelizave dhe zhvillimin e sëmundjeve të caktuara. Në të vërtetë, është e njëjta dukuri e oksidimit të mollës e cila kalbet në kontakt apo e makinës që amortizohet me kalimin e kohës. Në mënyrë të ngjashme, lëkura rrudhet para kohe.

Oksidimi është shkaku i 4 rrudhave nga 5 në total, që mund t’i keni në lëkurën tuaj. Katër rrudha, bashkë me humbjen e acidit Hyaluronic (një molekulë mrekulli që ofron hidratim, elasticitet dhe tonifikon lëkurën).

Roli i antioksidantëve
Antioksidantët, secili në mënyrën e vet, ndihmojnë për të neutralizuar radikalet e lira të tepërta në trup. Një dozë e mirë antioksidantësh bllokon prodhimin e radikaleve të lira, për të parandaluar plakjen e parakohshme të qelizave dhe për të nxitur procesin e rigjenerimit natyror. Por jo vetëm kaq!

Në fakt, të parandalohen radikalet e lira do të thotë edhe luftë kundër stresit, ruajtje e shikimit, mbrojtje kundër ndotjes dhe gjithashtu parandalim i zhvillimit të sëmundjeve të caktuara të tilla si, kanceri, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative.

Ku gjenden?
Antioksidantët janë të pranishëm në shumë ushqime që konsumojmë rregullisht, madje edhe çdo ditë (në fruta dhe perime), por disa fruta përmbajnë sasi më të përqendruar.
Të pasura me vitaminë A, C dhe E, si dhe selen, vonojnë shfaqjen e rrudhave të para, bllokojnë 100% radikalet e lira. Trupit i kthehet vitaliteti. Lëkura rimëkëmbet, mbrohet më mirë, e kjo e bën më të qetë dhe ndritshme.

Këto janë ushqimet më të fuqishme me antioksidantë:
Frutat: rrushi, mjedrat, boronicat, pjeshkat, kumbullat, limonët, karotat, portokajtë, fiqtë, pjeshkat, kajsitë.
Perimet: domatet, specat, brokoli, shpargu, panxhari, spinaqi, avokado.
Erëzat: Turmerik (shafrani i Indisë), kanella, xhenxhefili, karafili, rigoni, borziloku, piperi, hudhra, kimjoni, koriandër, rozmarina.
Bimët tipike: Çaji i gjelbër, sherebela, menta, angjinarja, gjethet e ullirit.
Arrat: Lajthitë, bajamet, fistikët, arrat. /Telegrafi/
 

Exit mobile version