Site icon Telegrafi

Antikorrupsioni vulos shkeljet e AQP-së

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka vulosur shkeljet që ka bërë Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) në tenderit 12 milionësh për furnizim me derivate për 80 institucione të Republikës së Kosovës, e ku fitues është shpallur kompania “Hib Petrol”, edhe pse ndaj saj para pak ditësh Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka ngritur aktakuzë për mashtrim.

AKK-ja në cilësinë e monitoruesit ka lejuar Autoritetin Kontraktues (AK) që të shkelin kriteret e dosjes së kontratës, edhe pse një veprim i tillë është i ndaluar me ligj.

Në dosjen e tenderit Autoriteti Kontraktues ka kërkuar që largësia maksimale e pikave të karburanteve që operatori ekonomik ka në pronësi, apo të marra me qira mund të jetë deri në 10 kilometra nga qendra e qytetit. Ndërkaq, për pikat e karburantit që nënkontraktohen, largësia maksimale mund të jetë deri në 5 kilometra nga qendra e qytetit. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version