Telegrafi

Antikorrupsioni paralajmëron kryetarin e Gjykatës së Lartë

Komisioni antikorrupsion dërgoi shkresë deri te Gjykata e Lartë, të adresuar deri te kryetari Jovo Vangellovski, në të cilën paralajmëron se gjykatësit nuk duhet të jenë pjesë e seancës së përgjithshme ku do të diskutohet për ligjin që do të vlejë për shkarkimin e tyre.

Sipas Komisionit antikorrupsion kjo paraqet konflikt i interesit.

Përndryshe, dy avokatë kanë kërkuar nga Gjykata e Lartë që në seancë të përgjithshme të dorëzojë mendim juridik për atë se cili ligj nga ligjet për Gjykatat, do të zbatohet nga ana e Këshillit gjyqësor për procedurat e filluara, për shkarkim dhe për bazat e përgjegjësisë së gjykatësve, si dhe, se kundër 9 gjykatësve nga Gjykata e Lartë janë hapura procedura në Këshillin gjyqësor për shkarkim nga funksionet.