”Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsioni nuk vepron sipas ankesave të qytetarëve”.
Ish- antikorrupsionistja, Slagjana Taseva, mendon se kjo bëhet me qëllim. Ajo gjatë intervistës për televizionin “Kanal 5”, bëri thirrje që të hapet procedurë për emrimin e pesë anëtarë të antikorrupsionit, që pastaj komisioni të mundë të funksionojë.
Ndryshe, në Maqedoni plasi skandali me anëtarët e Komisionit kundër korrupsionit që kishin marrë bonuse të majme, përveç rrogave mbi normalen e pagesës në Maqedoni. /Telegrafi/