Pas skandalit që doli në opinion për shumat e majme që janë marrë përveç rrogave prej anëtarëve të Komisionit për parandalim të Korrupsionit dhe pas pesë dorëheqjeve të dorrëzuara, Kuvendi i Maqedonisë sot ka pranuar dorëheqjet e tashmë ish-anëtarëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Damjan Mançevski, ministër për Administratë dhe shoqëri informative, ka thënë se ky komision nuk ka kryer detyrat e parapara në planin e punës.
Nga komisioni amë në Kuvend për ndjekje të punës së komisioneve shtetërore janë në pritje të dorëheqjeve nga Najdo Spasevski dhe Suzana Toskova-Axhitokareva. /Telegrafi/