Site icon Telegrafi

Antikorrupsioni-Maqedoni: Automjetet zyrtare të Ministrisë së Mjedisit janë keqpërdorur

Automjetet zyrtare në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk janë përdorur në përputhje me Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare, ka konstatuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Në seancën e sotme të 82-të, KSHPK-ja njoftoi se pas një raporti nga një paraqitës i njohur nga MMPH në lidhje me përdorimin e automjeteve zyrtare, kanë kërkuar nga ministria që të përgatisë një auditim të brendshëm, dhe është konstatuar se nuk kanë pasur mundësi të konstatojnë nëse automjetet përdoren në pajtim me Rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare.

Në raport thuhet se nuk kanë qenë në gjendje të konstatojnë nëse veturat janë përdorur në përputhje me Rregulloren për përdorimin e automjeteve zyrtare në ministri dhe nuk kanë mundur të konstatojnë se sipas urdhrave të udhëtimit janë përdorur në mënyrë korrekte, informoi anëtari i antikorrupsionit Shemshi Sallai i cili shtoi se “të gjitha këto automjete dhe burimet e tjera që kanë në dispozicion në këtë ministri nuk përdoren siç duhet”.

Sallai informoi se Komisioni do t’i dorëzojë propozim zëvendëskryeministres për qeverisje të mirë, Sllavica Grkovska, që, siç tha ajo, “të rishqyrtojë rastin”./Telegrafi/

Exit mobile version