Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sipas Komisioni për Anti-korrupsion ka ndërhyrë në punësimin e motrës së tij.
Në takim me mediat Komisioni për Anti-korrupsion zbardhi se Ministria ka mundur të bëjë presione të drejtpërdrejta në MEPSO pasi pikërisht ministria e tij i krijon politikat energjetike.
Sipas të dhënave pas shqyrtimit të dokumenteve të punësimit të motrës së tij, ato janë paraqitur nga e njëjta adresë në të cilën jeton edhe ministri. Ndërkohë të dyshimta janë edhe punësimet e deputetit dhe sekretarit të LSDM-së Aleksandar Kiracovski.
Respektivisht për punësimin e gjyshit të tij Borçe Popovski në ELEM Novaci, motrës Mirjana Josifovska në Regjistrin Qendror dhe vjehrrës së tij Meri Popovska.
Ndërkohë Komisioni për Anti-korrupsion ka ngritur edhe dy procedura kundërvajtësve kundër presidentit Ivanov për avancimin e dy eprorëve të Armatës gjatë periudhës zgjedhore e cila paraqet mos respektim të kodit zgjedhor dhe ligjit për konflikt interesash.