Site icon Telegrafi

Antikorrupsioni hap lëndë për Kocevskin dhe Ademin

Autoritetet kundër korrupsionit filluan procedurën pas një peticioni anonim që pretendon se prokurori publik i Republikës Ljupço Kocevski dhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa Ademi janë njëkohësisht anëtarë të bordit drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë dhe marrin kompensim nga shteti.

Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së për “Kanal5” ka konfirmuar se procedura është në vazhdim e sipër dhe se gjendja faktike do të përcaktohet para se të merret vendimi.

Kocevski në një përgjigje me shkrim ka sqaruar se për anëtar të bordit drejtues është emëruar nga paraardhësi i tij dhe se mandati i tij përfundon për disa ditë. Ai vlerëson se nuk ka konflikt interesi sepse anëtarësimi në këtë organ është në përputhje me Ligjin për Akademinë për Prokuror Publik, i cili parasheh që anëtarët të jenë gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

Nga zyra e Ademit thonë se as ligji për gjykatat dhe as për Akademinë nuk e ndalon anëtarësimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë në bordin drejtues, për të garantuar përfaqësimin e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Ky peticion vjen në kuadër të pretendimeve për presione të Kocevskit ndaj Prokurorisë së Lartë të Shkupit, lidhur me bonuset e PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version