Telegrafi

Antihidridët irritojnë gjithë lëkurën, pos zonës së syve

Në secilin rast tjetër duhet patjetër të përdorni kremin e posaçëm. Përse duhet bërë këtë? Në qoftë se lëkurën e fytyrës e keni të yndyrtë, përbërësit e kremit të tillë gjithsesi do të ndikojnë shumë keq në lëkurën e syve, do ta thajë dhe irritojë.

Nëse fytyra juaj është shumë e thatë, kremi i yndyrtë në zonën e syve mund të shkaktojë fryrje. Gjithashtu, ekzistojnë përbërës të cilët u shtohen kremrave për zonën e syve për qëllime të veçanta: eliminimin e fryrjes dhe të mavijosjes së gropave të syve.

Kur është fjala për rrudhat, lëkura e fytyrës mund të durojë koncentrim pak më të fortë të përbërësve aktivë, sesa lëkura përreth syve. /Telegrafi/