Telegrafi

Antigona rikthehet me një baladë (Foto)

Këngëtarja Antigona Sejdiu së shpejti do të vij më një projekt të ri të zhanrit baladë.

Kënga titullohet “Nuk je njeri” më tekst dhe muzikë nga Kreshnik Avdiu, orkestimin dhe aranzhimin Ardian Kastrati ndërsa për videoklipin është përkujdesur Urban Gaphics.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Antigona përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ku ka shkruar se po e sjell projektin e ri.

Ky projekt vjen pas një pauze të shkurtër të këngëtares nga skena. /GazetaDirekt/