Site icon Telegrafi

Antigona Qena me këngë për Mitrovicën

Kënga në fjalë titullohet “Mitrovicë, o vendi im”, dhe është kompozuar nga vetë Antigona, që ka shkruar edhe tekstin. Orkestrimin e ka bërë Riza Dolaku.

Antigona Qena i ka sjellë shumë hite të njohura muzikës shqiptare, në mesin e të cilave edhe kënga e pavdekshme “E dehun jam”, e cili është përpunuar edhe nga shumë artistë të rinj.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Antigonës të shoqëruar me një videoklip ku janë inkorporuar edhe pamje bardhë e zi të Mitrovicës së dikurshme dhe asaj që është tani. /Telegrafi/

Exit mobile version