Telegrafi

Antidepresivët si bonbone

Për shembull, vetëm vitin e kaluar në Vjenë janë përshkruar mbi një milion pako të antidepresivëve.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, në kryeqytetin austriak nga depresioni vuajnë 200.000 njerëz.

Antidepresivët sot përshkruhen tri herë më shumë, sesa para dhjetë vitesh. Ekspertët vjenez për këtë shkak vlerësojnë se duhet të zvogëlohet përdorimi i këtyre ilaçeve dhe se për mjekët e përgjithshëm, të cilët në fakt janë ata që përshkruajnë këto receta, duhet të organizohen trajnime të veçanta.