Telegrafi

Antibiotiku bllokon në start shumimin bakterial

Antibiotiku myxopyronin, është një substancë e prodhuar nga bakteret për t’u mbrojtur nga bakteret tjera. Shkencëtarët tashmë e dinë se ky antibiotik inhibon veprimet e enzimës së quajtur ARN-polimeraza, e cila përcakton shfaqjen e gjeneve dhe është thelbësore për jetën e secilës qelizë.

Mirëpo deri më tani shkencëtarët nuk e kanë ditur mekanizmin e saktë me të cilin ky antibiotik i vret bakteret.
Çelësi i hulumtimit të këtij mekanizmi është përdorimi kristalografisë me rreze X, e cila u mundëson shkencëtarëve të shohin qartë detajet e kompleksin ndërmjet antibiotikut dhe shënjestrës së tij.

Ky është antibiotiku i parë që e dimë se inhibon polimerazën para se të fillojë sinteza e ARN, thonë shkencëtarët pranë Universitetit Shtetëror të Ohios. /Telegrafi/