Site icon Telegrafi

Anti-vakserët duan ta paralizojnë qarkullimin e automjeteve sikurse kanadezët – mijëra policë francezë dalin në rrugët e Parisit

Të frymëzuar nga shoferët kanadezë të kamionëve që paralizojnë trafikun kufitar me Shtetet e Bashkuara, anti-vakserët janë mes protestuesve, por njerëzit janë gjithashtu të zemëruar me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë.

Mijëra kundërshtarë të masave epidemike të vendosura në luftën kundër pandemisë së COVID-19 u përplasën në periferi të Parisit herët në mëngjesin e së shtunës.

Protestuesit mbërritën me autokolona nga e gjithë Franca, duke synuar të hynin në qytet në kundërshtim me ndalesat e qeverisë të vendosura për të parandaluar çdo bllokadë të kryeqytetit.

Policia ndaloi pesëqind automjete në përpjekje për të hyrë në kryeqytetin francez, Paris. Automjetet u kapën në tre hyrje të kryeqytetit francez, njoftoi policia përmes Twitter.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të premten se e kuptonte “lodhjen” që lidhet me pandeminë e COVID-19.

Lexo po ashtu Protestat e shoferëve të kamionëve – Ontario në Kanada shpall gjendjen e jashtëzakonshme

“Kjo lodhje çon edhe në zemërim. Unë e kuptoj dhe e respektoj atë. Por bëj thirrje për qetësi maksimale”, tha ai për gazetën Ouest-France.

Ndryshe, rreth 7200 policë dhe xhandarë janë vendosur që në tre ditët e ardhshme të zbatojnë urdhrin e ndalimit të kalimit të autokolonave të automjeteve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version