Telegrafi

Anthony Michael Hall bëhet baba për herë të parë në moshën 55 vjeçare

Foto: Getty Images

Anthony Michael Hall është bërë baba.

Aktori ka mirëpritur një djalë bashkë me gruan e tij, Lucia Oskerova, të cilin e ka pagëzuar me emrin Anthony Hall.

“Ai muaji i parë është goxha i vështirë”, tha 55 vjeçari të mërkurën për revistën People. “Është koha më e çmendur, por është koha më e mirë”.

Foto: Film Magic

“Gjithçka që të gjithë ju thonë është shumë e vërtetë: ju humbni gjumin”, vazhdoi Hall.

Ylli amerikan shtoi se ai e dinte që kur ‘ishte i ri’ se nuk donte të krijonte familje ‘deri vonë’.

Foto: Instagram

“Nuk mund të isha më i lumtur tani”, tha ai. “Ja ku jam 55 vjeç dhe jam plotësisht i përkushtuar. Jam i emocionuar”.

Çifti zbuloi lajmin e shtatzënisë së Oskerova në shkurt, kur ajo ishte gjashtë muaj e gjysmë.

Foto: Instagram

Ai dhe aktorja 32 vjeçare filluan të takoheshin në vitin 2016.

Tre vjet më vonë, Anthony i propozoi artistes sllovake gjatë pushimeve në Itali. /Telegrafi/

Foto: People

 

Foto: Getty Images