Manchester United ka marr një fitore më të lehtës se sa që është pritur në përballje me Sheffield United me rezultat 3-0.
‘Djajtë e Kuq’ kishin nevojë për fitore dhe këtë e arritën falë paraqitjes fenomenale të francezit Anthony Martial.
Martial goal vs Sheffield United (1-0) #mufc
— United Goals ⚽️ (@UnitedGoals__) June 24, 2020
Ndeshja nisi me gol për United që shënuan që në minutën e shtatë të takimit. Një kombinim i bukur mes Marcus Rashford dhe Martial, u kthye në gol.
United shënoi edhe një herë në minutën e 22-të me Harry Maguire, por goli u anulua pasi kishte shkaktuar goditje dënimi.
Martial’s goal vs Sheffield United (2-0) #mufc
— United Goals ⚽️ (@UnitedGoals__) June 24, 2020
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, ishte sërish Martial që fal asistimit të Aaron Wan-Bissaka gjeti rrjetën (2-0).
Pjesa e dytë ishte e njëjtë me United që kërkonte të gjente golin e sigurisë.
Pogba ➡️ Bruno➡️ Martial➡️ Rashford➡️ Martial. First hattrick post SAF. #MUNSHU pic.twitter.com/iCODfsYfjd
— PogbaSZN?? (@UtdSZN10) June 24, 2020
E ky gol erdhi në minutën e 80-të kur Rashford gjen në zonë Anthony Martial, i cili me mjeshtëri shënoi përballë portierit Moore, duke e kompletuar het-trikun.
United me këtë fitore mban pozitën e pestë me 49 pikë, dy më pak se Chelsea që është i katërti, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Vlen të theksohet se vendi i pestë në Ligën Premier mund të sigurojë një biletë për Ligën e Kampionëve, nëse vendimi për dënimin e Manchester Cityt mbetet në fuqi edhe nga CAS. /Telegrafi/