Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA, ka thënë se nuk pret që vaksinimi kundër coronavirusit të bëhet i detyrueshëm për të gjithë amerikanët.
“Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë një miratim të detyrueshëm të vaksinimit, veçanërisht për publikun e gjerë”, tha Fauci gjatë një forumi online, raporton BBC.
“Nëse dikush refuzon vaksinën, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Ju nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë”, tha mjeku amerikan, transmeton Telegrafi.
Komentet e 79-vjeçarit bien ndesh me ato të kryeministrit australian, Scott Morrison, i cili më herët tha se do të dëshironte të bënte të detyrueshëm vaksinimin për të gjithë australianët.
Morrison po fliste pasi qeveria që drejton nënshkroi një marrëveshje me kompaninë anglo-suedeze AstraZeneca për të prodhuar vaksinën e mundshme COVID-19, e cila u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit.
Studiuesit shpresojnë të kenë rezultate efikase gjatë testimit të Fazës së Tretë deri në fund të vitit.
Ndryshe, 22 milionë njerëz është raportuar se janë infektuar në nivelin global gjersa kanë ndërruar jetë mbi 416 mijë persona. /Telegrafi/