Site icon Telegrafi

Anthony Elanga, emri më i ri që po shkëlqen te Man Utd – trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick e kishte parë në video të YouTube

Anthony Elanga doli para publikut të gjerë dhe e nisi mbarë me Manchester United kundër Aston Villa javën e kaluar, ndërsa në ndeshjen e dytë ai arriti të shënojë gol në fitoren e tyre 3-1 ndaj Brentford të mërkurën mbrëma.

19-vjeçari është në klub tash e shumë vite dhe ai po tregon talentin e tij me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick, që ka besuar shumë tek ai.

Në fakt, trajneri gjerman e pranoi se kishte parë video të Elanga në YouTube përpara se të merrte drejtimin e Manchester United.

“Më duhet të them që nga dita e parë nga seanca ime e parë stërvitore, ai u shfaq”.

“E kisha dëgjuar emrin e tij më parë. Isha në dhomën time të hotelit duke parë videot e tij në YouTube, mendova se ky djalë ishte vërtet i mirë”.

 

“Ai ishte gati duke u larguar në huazim. Unë i thashë: “Nuk do të dalësh në huazim, do të rrish këtu”. Ai është zhvilluar në stërvitje”, ka thënë Rangnick.

Komentet e Elanga-s pas ndeshjes

Pavarësisht se ndeshja kundër Brentford ishte vetëm fillimi i dytë për Elangan me fanellën e United, goli që ai shënoi nuk ishte i pari i tij në Ligën Premier, pasi ai gjeti rrjetën në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kur ishte futur në lojë nga stoli.

“Është gjithmonë e veçantë të shënosh për këtë klub të mrekullueshëm. Kam pasur nderin ta bëj këtë sezonin e kaluar kundër Ëolves, dhe u ndjeva mahnitshëm”, ka thënë  Elanga për MUTV pas ndeshjes me Brentford.

Anësori suedez kishte disa fjalë të mira për të thënë edhe për Rangnick kur foli për BT Sport.

“Unë e vlerësoj shumë shefin dhe mund të shihni në stërvitje, intensitetin, sa shumë po vrapojmë”.

“Nëse punoni, do të merrni shpërblim me ndeshje dhe kjo është ajo që unë dua të përpiqem dhe të bëj çdo ditë; përpiqem të punoj shumë dhe të stërviteni pasi dua të luaj”.

Elanga, i cili iu bashkua Manchester United nga Malmo në moshën 12-vjeçare. Ai  ka bërë gjithsej nëntë paraqitje për ekipin e parë për Djajtë e Kuq , pasi kishte debutuar kundër Leicester City në Ligën Premier sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version