Basketbollistët e Minnesota Timberwolves në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore të NBA befasuan kampionët Denver Nuggets me rezultatin 106:99 dhe ua hoqën avantazhin e fushës vendase.
Më i miri në parket në fitoren e Minnesotas në udhëtim te Denver ishte Anthony Edwards me 43 pikë, shtatë kërcime dhe tre asistime dhe kjo ishte ndeshja e tij e tretë në karrierë me të paktën 40 pikë në Play-Off.
Edwards shënoi 25 pikë vetëm në pjesën e parë, dhe në çerekun e katërt qendra rezervë Naz Reid mori lojën, duke shënuar 14 nga të gjitha 16 pikët sa i realizoi në ndeshje.
Minnesota takes a 1-0 lead in the West Semis behind 43 from Anthony Edwards!
The #NBAPlayoffs presented by Google Pixel continue Sunday on ABC! pic.twitter.com/ItOHIzZQ0q
— NBA (@NBA) May 5, 2024
Karl-Anthony Towns shtoi 20 pikë, Mike Conley shënoi 14 pikë të tjera dhe dhuroi 10 asistime derisa Rudy Gobert shënoi gjashtë pikë, 13 kërcime dhe tre bllokime.
Në anën tjetër, Nikola Jokic e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime për Nuggets, por që nuk mjaftuan për fitore.
Ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale zhvillohet sërish në Denver, dhe do të luhet në orët e para të ditës së martë me orën tonë lokale. /Telegrafi/