Ante Rebic është futbollisti i tetë kroatë që do ta vesh fanellën e AC Milanit.
I pari ishte Zvonimir Boban, që tashmë është një nga zytarët kryesor të klubit.
Madje ai ka më së shumti paraqitje nga kroatët, me 250 ndeshje dhe 30 gola.
Pas tij vjen Dario Simic me 129 paraqitje, duke e realizuar vetëm një gol.
I fundit që ishte te Milan ishte Ivan Strinic që u largua pa u paraqitur fare, shkaku i disa problemeve me shëndet.
Rebic e ka talentin dhe mund të kthehet në njërin ndër lojtarët kryesor te Milani, ku është i huazuar për dy vite. /Telegrafi/
Më poshtë është lista e plotë e lojtarëve kroatë
Zvonimir Boban: 250 paraqitje, 30 gola
Drazen Brncic: 5 paraqitje, 0 gola
Nikola Kalinic: 41 paraqitje, 6 gola
Mario Pasalic: 27 paraqitje, 5 gola
Dario Simic: 129 paraqitje, 1 gol
Dario Smoje: 9 paraqitje, 0 gola
Ivan Strinic : 0 paraqitje