Një pjesë e madhe e akullit që mbulon Grenlandën, që vlerësohet të jetë rreth 110 kilometra katrorë – është ndarë jo larg verilindjes së Arktikut, kanë bërë të ditur një grup shkencëtarësh që thonë se është dëshmi se bëhet fjalë për ndryshme të mëdha klimatike.
Pjesa e akullit është thyer dhe ndarë në fjordet e njohura si Njoghalfvjerdsfjorden, që është rreth 80 kilometra i gjatë dhe rreth 20 tjerë i gjerë, ka bërë të ditur sot Instituti Kombëtar i Gjeologjisë së Danimarkës dhe Grenlandës, transmeton Telegrafi.
Kjo copë akulli gjendet në verilindje të pjesës së ngrirë të Grenlandës përmes të cilës futet drejtpërdrejt në oqean. Në anën tjetër shkrirja e akullit në Grenlandë matet me satelit.
Në ato imazhe vërehet qartë sesi hapësira të mëdha të mbuluara me akull, gjatë dy viteve të fundit janë shkrirë në më shumë se 50 kilometra katrorë. Rripi i akullt nga viti 1990 ka humbur më shumë se 160 kilometra katrorë akull, apo më mirë thënë sa dy hapësira të shtetit të Greqisë.
“Duhet të shqetësohemi shumë për diçka siç është zhdukja e madhe e akullit në Arktik”, ka deklaruar shkencëtari Jason Books.
“Edhe një pjesë e madhe vitale e akullit të detit ka përfunduar në oqean”, ka deklaruar zëdhënësja e Greenpeace, Laure Meller e cila gjendet në anijen e kësaj organizate (Arctic Sunrise).
Studimi i realizuar në gusht ka treguar se Grenlanda ka humbur një sasi rekord të akullit gjatë të nxehtit e vitit të kaluar, me atë sasi të shkrirjes së akullit do të mund të mbulohej Kalifornia. /Telegrafi/