Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve turke, “Dogan”, nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Ata thanë se një resort në jug të Antalias ishte goditur me dy predha nga një zonë malore, në një autostradë midis qyteti të Antalias dhe Kemerit rreth orës 10:30 të mëngjesit të ditës së sotme.
Ambulanca dhe policia kishin mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Autoritetet e Antalias lëshuan një deklaratë ku thonin: “Mëngjesin e sotëm në orën 10:30, ndodhi një shpërthim në Antalia, Turqi, në qendrën e peshkimit Çalticak. Shkaku i sulmit është duke u hetuar”.
Motivet e sulmit vazhdojnë të mbeten të paditura.
Muajt e fundit, Turqia ka qenë shënjestra e një sërë sulmesh nga ISIS dhe separatistët kurdë. /tvklan.al
https://www.youtube.com/watch?v=kH0j-uTNd7Q