Telegrafi

Ansu Fati zbulon pesë lojtarët më të mirët sipas tij: Cristiano Ronaldo zënë vend në listën me yjet e Barcelonës

Ansu Fati ka zbuluar se Eric Garcia ka qenë shoku i tij me i mirë në skuadrën e të rinjve te La Masia, ndërsa në pesë lojtarët më të mirë ka vend edhe për Cristiano Ronaldon.

Nuk duhet të përjashtohet fakti që Fati dhe Garcia do të ribashkohen në Barcelona në verë, pasi kontrata e këtij të fundit me Manchester City do të marrë fund këtë verë.

Kur Fati u pyet se cili është shoku i tij më i mirë, ai tha:”Eric Garcia”.

Sulmuesi i talentuar ka folur edhe për periudhën e tyre që ishin së bashku, duke shtuar se kanë kaluar shumë mirë.

Tutje Fati u pyet për pesë super yjet që ai i preferon në futboll, ai përmendi kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi së bashku me disa emra të habitshëm.

” Victor Valdes, [Carles] Puyol, Xavi [Hernandez] ose [Andres] Iniesta, Lionel Messi dhe Cristiano [Ronaldo]”, u përgjigj Fati.

Sulmuesi anësor tregon se synimi i tij kryesor ka qenë gjithmonë që nga La Masia të kalonte në ekipin e parë të Barcelonës. /Telegrafi/