Telegrafi

Ansu Fati u rikthye pas mungesës 10 mujore, i mjaftuan 10 minuta për të shënuar duke e nderuar fanellën me numrin 10

(Foto: Twitter/Screenshot/ESPN/Cadiz)

Ansu Fati u përfshi për herë të parë në skuadrën e plotë të Barcelonës pas mungesës 10 mujore, si pasojë e një lëndimi serioz të gjurit.

18-vjeçari e kishte lënduar meniskun e gjurit të majtë në nëntor të vitit 2020 në ndeshjen kundër Real Betisit.

Ai u desh t’iu nënshtrohej disa ndërhyrjeve kirurgjike për ta korrigjuar problemin, ndërsa në fillim të këtij muaji kishte nisur stërvitjet e plota dhe trajneri Ronald Koeman e përfshiu në skuadrën e plotë për ndeshen e të dielës kundër Levantes.

(Foto: Twitter/Barca Universal)

Fati është lojtari që e ka trashëguar fanellën me numrin ‘e rëndë’ 10, të cilën për më shumë se dy dekada e ka bartur superylli i futbollit, Lionel Messi.

Lexo po ashtu Barcelona kthehet te fitorja, triumfon ndaj Levantes

Blaugranët ishin në epërsi prej 2-0, pasi kishin shënuar Memphis Depay dhe Luuk de Jong në pjesën e parë.

Në minutën e 81-të të takimit, trajneri vendosi ta inkuadronte në lojë talentin spanjoll dhe e gjithë mbështetja ishte për të.

Ndërkaq, sulmuesi u kujdes ta shpaguante këtë mbështetje duke arritur që ta gjente golin pas dhjetë minutash lojë në ndeshjet që shënonte rikthimin e tij në fushë.

Lexo po ashtu Gjatë festës së golit, Ansu Fati shkoi për ta përqafuar mjekun që i ndihmoi gjatë rikuperimit

Dhe i gjithë falënderimi shkoi për mjekun që ishte kujdesur për ta shëruar dhe për ta rikthyer në fushë futbollistin, nga i cili pritet shumë në vitet në vijim. /Telegrafi/