Ansu Fati është vendosur t’i japë trajnerit të Barcelonës Xavi një dhuratë për Krishtlindje duke u rikthyer në gjendje të plotë. 19-vjeçari u dëmtua kundër Celta Vigo më 6 nëntor, por ka punuar me zell për rikuperimin e tij dhe rikthimi i tij pritet të ndodh në udhëtim te Real Mallorca më 2 janar.
Shpresohej që Fati të luante kundër Bayern Munichut më 8 dhjetor, pasi Barcelona zbrazi të gjitha opsionet e saj me shpresën për të shpëtuar sezonin e saj në Ligën e Kampionëve.
Por, ai nuk ishte gati dhe në vend të kësaj do të përdorë periudhën e Krishtlindjeve si një periudhë të mëtejshme rikuperimi pasi klubi mbetet i kujdesshëm me xhevahirin e tyre.
Udhëtimi në Mallorca do të jetë ndeshje e parë e Barcelonës për vitin 2022 dhe do t’i shohë ata të rifillojnë sezonin e tyre në La Liga Santander, pasi të përballen me Elche dhe Sevilla në dy ndeshjet e tyre të fundit të vitit 2021.
Ndihej se përzgjedhja e Fatit në këto ndeshje nuk ia vlente rrezikun, pavarësisht mungesës së golave në skuadër, një problem që Xavi do të shpresojë ta zgjidhë kur Fati të kthehet.
I riu mezi ka luajtur rol të vërtetë në sezonin e Blaugranave deri më tani, pasi ishte rikuperuar nga dëmtimi i rëndë i gjurit në fillim të sezonit, përpara se të lëndohej përsëri në nëntor.
Për Xavin, Fati do të ndihet si një nënshkrim i ri pasi ai duket të përpiqet të shpëtojë sezonin e Barcelonës në vitin 2022. /Telegrafi/