Telegrafi

Ansu Fati shkruan histori në La Liga me dy golat ndaj Levantes

Ansu Fati po tregon formë të mirë në sezonin e tij të parë në skuadrën e parë të Barcelonës.

17-vjeçari po arrin pothuajse në çdo ndeshje të jetë i rëndësishëm për katalunasit, e që sonte e tregoi këtë gjë.

Ansu Fati arriti t’i shënonte të dy golat në fitoren 2-1 të Blaugranasve ndaj Levantes në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Ansu Fati vs Levante (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Goli i tij i parë erdhi në minutën e 30-të, derisa u shërbye mjaftë mirë nga Lionel Messi.

Lexo po ashtu Bashkëpunimi Messi-Fati, ia siguron Barcelonës tri pikë të reja

Pas dy minutash, talenti i katalunasëve arriti që ta realizonte edhe golin e tij të dytë në këtë takim, e që argjentinasi sërish asistoi.

Ansu Fati ka shkruar hisotir, pasi është bërë lojtari më i ri që arrin të shënojë dy gola brenda një ndeshje në ligën spanjolle. /Telegrafi/