Ansu Fati është rikthyer më në fund në stërvitje te Barcelona.
Talenti kishte pësuar lëndim të rëndë afro një viti dhe procesi i rukperimit i mori kohë.
Fati i ishte nënshtruar një operacioni në gju, duke shpresuar se një situatë e tillë mos t’i përsëritet më, pasi 290 ditë janë shumë për një futbollist.
Përmes një foto në rrjetet sociale, Barcelona ka konfirmuar se talenti i tyre është rikthyer në stërvitje.
Fillimisht ai do të ketë një seancë të vetmuar stërvitore, për të shikuar gjendjen e tij dhe të vendoset se kur mund të rikthehet në fushë. /Telegrafi/
🤩 @ANSUFATI returns to training with the squad! 🤙 pic.twitter.com/RpEuANufMu
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 24, 2021