Site icon Telegrafi

Ansu Fati refuzoi një ‘mega ofertë’ në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Ansu Fati dëshiron të luftojë për të ardhmen e tij tek Barcelona në muajt e fundit të sezonit 2024/2025. 

Përkundër rikthimit të tij në fund të vitit 2024, reprezentuesi spanjoll nuk është në planet e Hansi Flick. 

Tekniku gjerman më parë kishte shprehur vullnetin e tij për ta mbajtur Fatin në skuadër në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje për largimin e tij, por klubi preferonte shitjen e tij. 

Kjo qasje pragmatike nga Flick për Fatin nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij afatgjatë në Kataloni, por ai do të ketë një mundësi për të dëshmuar veten. 

Produkti i La Masia ishte lidhur me një largim si huazim për pjesën e mbetur të sezonit, aty ku interesim për të pati Como e Cesc Fabregas. 

Sidoqoftë, nuk pati ndonjë ofertë formale dhe Barcelona priti deri në momentit e fundit për të vendosur nëse do ta largojnë. 

Lexo po ashtu Barcelona nuk heq dorë nga transferimi i yllit gjerman – do tentojë sërish në verë

Sipas një raportimi të fundit nga Diario Sport, në zyrat e Barcelonës erdhi një ofertë nga një klub arab, por Fati e refuzoi transferimin në Lindjen e Mesme. 

Al-Shabab raportohet se kishte ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij, plus pesë milionë të tjera shtesa, por Barcelona e pranoi vendimin e Fatit. 

22-vjeçari nuk ka shënuar gol në ndonjë garë deri më tani këtë sezon, teksa vetëm katër të tillë i ka realizuar edicionin e kaluar tek Brightoni në huazim./Telegrafi/

Exit mobile version