Ansu Fati me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona në vitin 2025 mes raportimeve se nuk bën pjesë në planet e Hansi Flick.
Karriera e reprezentuesit spanjoll ka marrë një kahje të padëshirueshme për të për shkak të lëndimeve të shumta, duke mos ia lejuar rritjen në nivel personal.
Flick kishte pranuar më herët për shqetësimet që ka sa i përket gjendjes fizike të 22-vjeçarit dhe faktit se a do mundet ta rikuperojë versionin e tij të dikurshëm.
Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes.net, Sevilla është bërë kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e Fatit në vitin 2025, por Flick me gjasë nuk do ta lejojë largimin e tij në janar.
Fati mbetet pjesë e planeve të tij për këta muaj në vazhdim, por shitja e tij e mundshme do të ishte opsioni më i mirë për të dyja palët.
Do të jetë vet lojtari ai i cili do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, me kontratën e cila i skadon në vitin 2027.
Barcelona do të kërkojë një shumë prej 15 milionë eurosh për të konsideruar shitjen e tij, teksa kujtojmë se vlera e tij ka rënë dukshëm gjatë dy viteve të fundit./Telegrafi/