Ansu Fati është kthyer, pas një fillimi të sezonit që ishte më shumë i errët se sa dritë, sulmuesi i FC Barcelona, i huazuar te Brighton & Hove Albion deri në fund të sezonit, po fiton pikë në ekipin e tij të ri, me gola dhe paraqitje të mira dhe gola.
Këtë të enjte, Ansu gjeti rrjetën për ndeshjen e dytë radhazi në fitoren e ‘pulëbardhave’ ndaj një Ajaxit në krizë (2-0).
Ylli i ri spanjoll shënoi kundër Diant Ramaj, portierit shqiptar që mbron te Ajax dhe ky ishte goli i tretë i tij.
Një gol që i shtohet atyre që shënoi në Ligës Premier kundër Aston Villa dhe Manchester Cityt, do të thotë se Ansu e ka gjetur rrjetën në tre nga pesë ndeshjet e fundit të Brighton.
🇪🇸✨ Ansu Fati (20) with his second goal in a Brighton shirt! 🎯 pic.twitter.com/vHjnd60xKw
— EuroFoot (@eurofootcom) October 22, 2023
Një seri që do të tentojë ta zgjasë këtë fundjavë, në vizitën te Fulhami i Marco Silva. Një ndeshje në të cilën për shkak të mungesave të shumta dhe momentit të tij të mirë para portës, Ansu Fati mund ta nis si titulluar në Ligën Premier, pasi të pesë ndeshjet deri tani i ka nisur nga banka dhe ka grumbulluar vetëm 139 minuta. /Telegrafi/