Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati është bërë shënuesi më i ri në Ligën e Kampionëve, duke gjetur pjesën e pasme të rrjetës në skenën më të madhe të Evropës, me vetëm 17 vjet e 40 ditë.
Vetëm disa minuta para se të mbyllej ndeshja, ku rezultati ishte 1-1, Fati e gjeti këndin e poshtëm të majtë të portës së Samir Handanovic.
Fati e theu një rekord të mbajtur më parë nga Peter Ofori-Quaye, i cili shënoi për Olympiacosin në moshën 17 vjeç dhe 194 ditë në vitin 1997.
Carles Perez e hapi ndeshjen, ndërsa Inter barazoi me Romelu Lukakun, ku të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Goli i Fati erdhi në minutën e 85-të që ia solli fitoren Barcelonës.
https://twitter.com/BTVideoClips/status/1204519094940131328
Barcelona përfundoi si lider i e Grupit F me 13 pikë.
Barcelona a ka zgjatur Fatit kontratën deri në vitin 2022 me një klauzolë lëshimi prej 170 milionë euro. /Telegrafi/