Sulmuesi i talentuar spanjoll, Ansu Fati thuhet se do të kthehet për Barcelonën këtë javë pas thuajse një viti jashtë fushave shkaku i dëmtimit.
18-vjeçari pësoi një dëmtim të rëndë në gju nëntorin e kaluar dhe ai ka humbur 50 ndeshje deri më tani si rezultat.
Kjo do të bëhet 51 ndeshje kur Barcelona të përballet me Cadiz të enjten në mbrëmje, pasi Fati nuk është ende gati të kthehet ende.
Por, sipas gazetës Sport, nuk pritet të bëhet 52 ndeshje, pasi Fati duket se do të jetë në dispozicion të dielën kur Barcelona të mirëpresë Levanten në Camp Nou.
Sulmuesi i ri është kthyer në stërvitje dhe me Barcelonën që nuk dëshiron ta rrezikojë atë të enjten, ai mund të kthehet para tifozëve të dielën.
Fati, i cili është numri i ri 10 i klubit – është një nga talentet e rinj më emocionues në Barcelonë që ka dalë në skenë me gjigantët katalunas dhe Spanjën.
Lëndimi i tij ka qenë një pengesë e madhe në zhvillimin e tij, por ai tani do të kërkojë të dëshmojë se mund të kthehet në nivelin e tij të mëparshëm.
Rikthimi i tij po vjen në një kohë kur Barcelona po vuan në sulm dhe për rezultate, pasi ka dy ndeshje pa fitore, duke shënuar vetëm një herë midis humbjes ndaj Bayernit dhe barazimit me Granadën. /Telegrafi/