Site icon Telegrafi

Ansu Fati ende nuk ka rinovuar, Jorge Mendes ia ofron Manchester Cityt

E ardhmja e Ansu Fati ka të gjithë të dhënat që do të jetë te Barcelona dhe marrëveshja e rinovimit duket afër.  

Sipas ‘El Nacional’, Jorge Mendes, përfaqësuesi i lojtarit, po përfiton për t’i bërë presion Barcelonës me një largim të mundshëm të Ansu në Manchester City.

Ansu Fati përfundon kontratën e tij më 30 qershor dhe, ashtu si me Pedrin, përparësia e Barçës janë rinovimi me këtë ta dy, pasi llogariten e ardhmja e klubit.

Të gjithë e dinë situatën e vështirë ekonomike të klubit, ndërsa largimi i Ilaix Moriba, ka ndezur alarmin në klub.

Ata nuk duan që Ansu Fati të jetë një telenovelë e re.

Sipas mediave, Mendes synon të arrijë një rinovim për Ansu Fatin, por të njëjtën kohë, mban edhe një klub në lojë, si Manchester City, që mund të ofrojë pagë të madhe për lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version