Sulmuesi i talentuar, Ansu Fati është bërë edhe zyrtarisht shtetas i Spanjës dhe nga tani mund të luaj me kombëtaren e tyre.
Sezoni 2019/20 ka qenë tashmë një eksperiencë e shkëlqyeshme për 16-vjeçarin Ansu Fati, me disa paraqitje të tij për ekipin e parë të Barcelonës, të cilat sjellën gola dhe asistime.
Përveç kësaj, të mirat për talentin e katalunasve nuk përfundojnë këtu pasi për të riun është vendosur tani se ai mund të luajë për Spanjën.
Fati ka lindur në Guinea-Bissau, por ka qenë në Spanjë për një periudhë të konsiderueshme kohe, dhe ai ka pritur që qeveria spanjolle të bëjë zyrtar nënshtetësinë e tij.
Në mesditën e së premtes u vulos dokumentacioni dhe u bë zyrtar, duke siguruar që Fati mund të përfaqësojë kombëtaren La Roja në Kupën e Botës U-17 vjeç që do të luhet në Brazil më vonë në tetor.
Këshilli i Ministrave i Spanjës mbikëqyri procesin dhe konfirmoi pasaportën e re të 16-vjeçarit dhe lojtari tashmë është zotuar të luajë për Spanjë përpara Guinea-Bissau dhe Portugalisë.
Procesi i bërjes së tij si shtetas spanjoll ka marrë më shumë se tre muaj, megjithatë La Roja tani ka një nga talentet më premtuese të kontinentit të siguruar brenda radhëve të tyre.
Me Lionel Messin që është rikthyer përsëri në skuadrën e parë, mbetet të shihet se sa mund të luaj Fati në ekipin e parë, por ai do të humbasë rreth një muaj në La Liga nëse ai udhëton në Brazil për Kupën e Botës U-17. /Telegrafi/