Site icon Telegrafi

Ansu Fati e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin: Tre gola në dy ndeshje

Ansu Fati ka e filluar sezonin 2020/21 në La Liga me formë të shkëlqyeshme, pasi ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e tij të para si startues.

17-vjeçari hapi rezultatin në ndeshje ndaj Villarrealit të dielën e kaluar para se të shënonte të dytin në fitoren 4-0.

Fati ishte lojtar i ndeshjes, madje mund të realizonte dhe het-trik.

https://www.youtube.com/watch?v=qmcVDe79eVU&ab_channel=F%C3%BAtbolNewsVIP

 

Ai shënoi edhe një herë golin e epërsisë ndaj Celta Vigos në fitore 3-0.

Fakti është që Ansu Fati është më i mirë se lojtarët e blerë dhe të dëshmuar në skuadrën e Barcelonës si Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.

https://www.youtube.com/watch?v=jmSNcstAXG8&ab_channel=MAGoal2

Tani me ftesat edhe te Kombëtarja e Spanjës, ai konsiderohet si një titullar në sulmin e Ronald Koeman.

Ansu Fati ka luajtur vetëm 25 ndeshje në elitë, ku dal nga ndal arriti të fitojë vendin në ekipin e parë.

Në moshën 17 vjeç dhe 366 ditë, ai është futbollisti i katërt më i ri që ka shënuar 10 gola në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version