Për shkak të pasojave tragjike të tërmetit të 26 nëntorit, ne Shqipëri, Ansambli “Shota” anuloi koncertin premierë që të mbahej me datë 27 Nëntor.
Ky koncert do të mbahet më 7 dhjetor (ditë e shtunë) dhe do të ketë karakter humanitar: të gjitha mjetet qe do të grumbullohen nga shitja e biletave, do t’i dedikohen familjes Abazi, nga Livoçi i Ulët i Gjilanit, e cila humbi dy anëtarë të familjes në këtë fatkeqësi.
“Ftojmë të gjithë dashamirët e Ansamblit dhe njerëzit e vullnetit të mirë qe të vijnë në koncert dhe të japin kontributin e tyre në këtë akt humanitar! Ju informojmë se biletat shiten në sportelin e TKK, nga dita e Premte (6 dhjetor 2019). Çmimi i biletës është 5 euro”, thuhet në njoftim.