Telegrafi

“ANSA” italiane e quan Prizrenin Firence e Ballkanit (Foto)

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” ka publikuar një artikull, në të cilin e quan Prizrenin “Firence e Ballkanit”, për shkak të objekteve të vjetra dhe multikulturore.

Prizreni kondsiderohet mozaik etnish e religjionesh. Në të jetojnë shqiptarë, turq, boshnjakë, goranë e romë; myslimanë, ortodoksë, katolikë e hebrenj.

Ky qytet konsiderohet si trekëndësh fetar. Pak metra larg xhamisë më të vjetër në Kosovë, me minaret më të larta në Ballkan, gjendet kisha ortodokse e jo shumë larg tyre gjendet edhe kisha katolike.

Prizreni njihet për zeje të lashta, që funksionojnë që nga viti 1400, shkruan agjencia italiane e lajmeve “ANSA“, transmeton Express.

Ai vizitohet nga 100 mijë turistë çdo vit, ka 117 mijë banorë, në mesin e tyre edhe hebrenj.