Site icon Telegrafi

Anri Sala i bashkohet festivalit 10-ditor tek “Reja” në Tiranë

Artisti shqiptar me famë botërore, Anri Sala, ka shkuar në Tiranë për t’iu bashkuar më 23 maj edicionit të dytë të Festivalit “Cloud Fest”, që do të mbahet për dhjetë ditë rresht tek “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Anri Sala njihet për numrin më të madh të ekspozitave të realizuara në mbarë botën dhe numrin e madh të objekteve të ekspozuara në to. Artisti më i spikatur në bienalet e mëdha ndërkombëtare, “rrëmbyes” i dhjetëra çmimeve ndërkombëtare, do të bëhet këtë herë pjesë e një festivali në vendin e tij që do të ketë performanca të ndryshme artistike të luajtura nga 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme të botës. Ky festival do të mbahet me rastin e dyvjetorit të mbërritjes së “Resë” së Fujimotos në Tiranë.

Drejtoresha artistike e festivalit, Edit Pula, dhe organizatorët e këtij festivali, kanë përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh dhe performancash që do të shfaqen në këto 10 ditë feste.

“Muzikë, valle, kërcim, letërsi, arte moderne, performanca të ndryshme artistike”, thotë ajo. /Shqiptarja/

Exit mobile version