Telegrafi

ANP përmirëson standardet e sigurisë

Ky ushtrim është pjesë e obligimeve të aeroportit ndaj Autoriteteve të Aviacionit Civil për të bërë testim në situata emergjente për çdo dy vite. Ushtrimi i fundit për situatë emergjente është mbajtur në nëntor 2008.

Ushtrimi është përkrahur nga një projekt i financuar nga BE-ja i cili ka për synim përforcimin e kufijve të Kosovës, e posaçërisht për vendosjen e standardeve të reja të kontrollit të hyrjeve dhe daljeve. Pas përfundimit të projektit, të gjithë vizitorët që vijnë në Kosovë do të kalojnë në procedura të njëjta me ato që përdoren në kufirin e jashtëm të BE-së (Shengen).

Zëvendësdrejtor i Operacioneve të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian Melvin Asin, tha se projekti ka vendosur standarde të reja për kontrollin e kufijve në Kosovë. “Këto standarde tani janë në harmoni me standardet më të larta evropiane”, tha Melvin.

Ndërkaq, Atifete Jahjaga, u.d. Drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, tha se ushtrimi do të përmirësojë efikasitetin e Policisë të Kosovës dhe do të përmirësoj planifikimin dhe reagimet e saj deri në një standard që është i njëjtë me aeroportet tjera të mëdha evropiane. /Telegrafi/