Site icon Telegrafi

ANP-në e shfrytëzuan 1 443 714 udhëtarë

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK) ka njoftuar se rritja e trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka vazhduar në nëntor, duke shënuar 6.1 për qind më shumë udhëtarë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2014, apo 101 226 udhëtarë gjithsej.

“Deri në nëntor ANP-ja u ka shërbyer 1 443 714 udhëtarëve apo 11.7 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, është thënë në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK). /Telegrafi/

Exit mobile version