Telegrafi

ANP kontrakton kompani private për rivlerësimin e aseteve

Procesi që i është besuar një kompanie private me emrin ”CV”, do të nxjerrë si rezultat vlerën e aseteve që do të menaxhohen nga shteti, përderisa asetet e tjera do të mbesin nën menaxhim të koncesionarit “Limak-Lyon”. Nëpërmjet tenderit publik, pjesa që tanimë menaxhohet nga shteti, ka kontraktuar kompaninë private të cilës do t’i japë afro 10 mijë euro, për të bërë rivlerësimin e aseteve.

Driton Ujkani, zyrtar për informim në Njësinë e Kontrollit Ajror, ka theksuar se ndër arsyet kryesore e kryerjes së këtij procesi është kërkesa e auditorëve të jashtëm për të sqaruar pronësinë e saktë të aseteve në ndërmarrje, shkruan Koha Ditore.
Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt do t’i takojnë asetet kryesore, përderisa procesi pritet të zgjasë me javë të tëra. /Telegrafi/