Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njofton se ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës që ndalon hyrjen e udhëtarëve përmes portit ajror nga jashtë vendit.
Ky vendim vjen pas shfaqjes së rrezikut të përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.
Por, sipas ANP-së, do të lejohen aeroplanët të aterojnë pa udhëtarë në mënyrë që udhëtarët të kthehen në vendet ku jetojnë.
Njoftimi i plotë i kompanisë
Informacion sqarues për udhëtarë
Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nga sot më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”.
Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.
Në nisje do të realizohen fluturimet si vijon:
Prishtinë – Zurich, 6 fluturime
Prishtinë – Stuttgart, 2 fluturime
Prishtinë – Munich, 1 fluturim
Prishtinë – Stamboll, 1 fluturim
JU LUSIM QE TE KONTAKTONI KOMPANITE AJRORE PER INFORMACION SHTESE !!!
Për çdo pakënaqësi ju lusim të na shkruani në adresen tonë elektronike:
complaints@limakkosovo.aero