Telegrafi

Anoreksia dëmton shikimin

Hulumtuesit e universitetit në Athinë kanë kryer një hulumtim të vogël në të cilin kanë marrë pjesë 13 femra me diagnozë të caktuar të anoreksisë dhe 20 vullnetare të shëndosha.

Shkencëtarët kanë dashur që të analizojnë gjendjen shëndetësore të pjesës së pigmentuar të syrit e cila gjendet në afërsi të qendrës së retinës, e cila mundëson që gjërat të shihen më qartë, analiza ka zbuluar se pikëte verdha dhe skajet nervore që dalin nga ajo pjesë e syrit janë shumë më të holla te femrat të cilat vuajnë nga anoreksia, sesa te femrat të cilat nuk vuajnë nga ky çrregullim.

Femrat me diagnozë të anoreksisë gjithashtu kanë pasur edhe aktivitet më të dobët elektrik në sy dhe kështu kanë qenë më të dobëta në vëzhgimin e fotografive. /Telegrafi/