Telegrafi

Anoreksia, çrregullim psikik

Pamjet e modeleve në revista janë imazhe që ndikojnë mënyrën se si gratë e vajzat shohin veten e tyre. Duke parë këto imazhe të bukurisë, edhe ato duan të duken elegante. Studimet tregojnë se 80% e vajzave dhe grave amerikane janë të pakënaqura me trupin e tyre. Megjithëse shumë prej tyre nuk preken nga anoreksia.

Anoreksia është një sëmundje psikike dhe mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Njerëzit e prekur prej saj mendojnë se janë mbipeshë edhe nëse kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk hanë dhe e stërmundojnë trupin me ushtrime fizike.

Anoreksia mund të çojë në kequshqyerje, osteoporozë dhe probleme në zemër. Anoreksia mund ta shtyjë pacientin edhe në vdekje të parakohshme ose vetëvrasje.

Toni Saiber e kuptoi se kishte nevojë për ndihmë kur doli nga gjendja e komës e shkaktuar nga anoreksia. Ajo thotë se kur njeriu fillon të bjerë nga pesha, ai/ajo mbushet me një ndjenjë euforie dhe kjo bën të mos ndalet.

Ekspertët thonë se shkaktarë të anoreksisë janë pasiguria apo mungesa e besimit në vetvete, vështirësitë në marrëdhënie me të tjerët si dhe trysnia kulturore.

Anoreksia është e vështirë për t’u trajtuar. Ekspertët thonë se vetëm 25% e pacientëve me anoreksi mund të trajtohen suksesshëm, nëse trajtimi fillon në kohë. /VoA/Telegrafi/